Uroj qe fundjava te kete qene e qete per te gjithe ju! Faleminderit te gjjthe atyre qe kane marre biletat per ndeshjen dhe mezi po pres tju shoh te gjitheve ne O2 Arena me 31 Mars! #fyp #florianmarku #boxing #shqip #viral
Sot perfundoi konferenca per shtyp. Gjithcka shkoi sipas planit te Zotit dhe jo sipas planit qe kishin menduar per te me thurur mua. Kur mbrritem ne Londer na njoftuan qe ndeshja eshte per titullin IBO Intercontinental dhe qe duhet te benim peshim per te kontrolluar peshen. Ne ndeshjet per titull ne bejme kontroll 3 dite para nga federata e boksit qe mos te humbasim peshe me shum se sa eshte normale per te humbur. Nuk na kishin njoftuar per asnje gje te tille. Sot ne mengjes, u detyruam qe te humbisnim gati 2.5 Kg duke bere afersisht 1 ore vrap. Ky ishte nje plan i ndertuar per te prishur atmosferen e ndeshjes, por perseri une dhe ekipi im treguam qe jemi profesioniste dhe ne cdo situate ne ja dalim te arrijme peshen dhe ne situata te ndertuara per qellime te keqia, pasi me ndihmen e Zotit ne do triumfojme te dielen. Me ne fund do te ndeshemi per titull i cili do jete IBO Intercontinental! Neser eshte peshimi zyrtar, ku do peshohemi per here te dyte ne Intercontinental Hotel (Prane O2 Arena) i cili eshte i hapur per publikun. Ju pres te gjitheve sic keni ardhur gjithnje me flamurin tone te bukur. Faleminderit per perkrahjen, faleminderit per te gjithe ata qe kane blere biletat, shihemi neser! Te peshimi Zyrtar #fyp #florianmarku #shqiptar #boxing #albania #uk #shqip #shqiperia #viral #sunday